Cole Palmer fiton çmimin “Lojtari më i mirë anglez” për sezonin 2023/24

Futboll

Cole Palmer fiton çmimin “Lojtari më i mirë anglez” për sezonin 2023/24

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 14:46
Cole Palmer

Sulmuesi i Çelsit, Cole Palmer u shpall lojtari më i mirë anglez për sezonin 2023/24, një çmim që vendoset nga votat e tifozëve.

22-vjeçari u rendit i pari në preferencat e tifozëve anglezë, përpara Bellingham dhe Saka, respektivisht i dyti dhe i treti.

Ky çmim i është fituar një lojtar i “bluve” të Londrës për herë të parë që nga viti 2010, atëherë ishte Ashley Cole ai që zuri vendin e parë.

Palmer bëri debutimin e tij për “3 luanët” vetëm në nëntor të vitit të kaluar, në një fitore 2-0 kundër Maltës në Wembley. Ai e ka përfaqësuar vendin e tij nëntë herë, me pesë nga ato paraqitje në Euro 2024, ku ai shënoi në finale kundër Spanjës, ndërsa skuadra e Gareth Southgate humbi 2-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat