Koeman: Ndaj Spanjës do të ketë momente kur do të duhet të parkojmë autobusin para portës

Futboll

Koeman: Ndaj Spanjës do të ketë momente kur do të duhet të parkojmë autobusin para portës

Më: 20 mars 2025 Në ora: 11:37
Koeman

Një nga ndeshjet e Nations League që do të luhet sot është ajo mes Holandës dhe Spanjës.

Një përballje mjaft interesante mes dy skuadrave më në formë, që do të synojnë kualifikimin për më tej.

Ronald Koeman, trajneri i Holandës, foli për të analizuar sfidën kundër Spanjës në çerekfinalen e parë së Ligës së Kombeve, tha: “Spanja është shumë solide në mbajtjen e topit dhe ka mesfushorë të shkëlqyer mes rreshtave”

“Me Lamine Yamal dhe Nico Williams në korsitë e jashtme, ata gjithashtu kanë shumë ritëm.

Prandaj, do të jetë një ndeshje emocionuese me kampionët në fuqi të Evropës”, u shpreh me tej Koeman.

Në fund, ai tha: “Do të ketë momente kur do të duhet të parkojmë autobusin para portës edhe nëse kjo nuk është ajo që ne vërtet duam të bëjmë. Megjithatë, ne duhet t’i bëjmë presion kur ata kanë topin”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat