Selektori islandez para përballjes me Kosovën: Nuk është fundi i botës

Futboll

Selektori islandez para përballjes me Kosovën: Nuk është fundi i botës

Nga: K. Goca Më: 22 mars 2025 Në ora: 20:52
Arnar Gunnlaugsson

Selektori i Islandës, Arnar Gunnlaugsson dhe kapiteni Orri Steinn Oskarsson kanë presionin para sfidës së kthimit me Kosovën.

Kosova apo Islanda do të jenë në Ligën B të Kombeve, gjithçka do të shihet nesër.

Ballafaqimi luhet në oërn 18.00 në Murcia të Spanjës.

"Ditët e fundit i kemi shpenzuar për të rregulluar atë që shkoi keq.

Dhe nuk kishte asgjë, pavarësisht nëse njerëzit e besonin apo jo, nuk kishte asgjë të madhe që shkoi keq...

Ishte një paraqitje mjaft e mirë në një fushë të vështirë jashtë vendi tonë.

2:1 nuk është fundi i botës kështu që ne kemi një rast të mirë për të mbajtur vendin tonë në Ligën B", tha selektori islandez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat