Media maqedonase: E bujshme! Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, nuk do të luhet në Beograd!?

Futboll

Media maqedonase: E bujshme! Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, nuk do të luhet në Beograd!?

Nga: K. Goca Më: 27 mars 2025 Në ora: 22:40
Pamje nga ndeshja e 14 tetorit të vitit 2014 Serbi - Shqipëri

Ballafaqimi mes Shqipërisë dhe Serbisë pritet me padurim nga dashamirët e futbollit.

Mediumi sportiv maqedonas “Sportsport” ka shkruar me titull: “E bujshme, ndeshja Serbi - Shqipëri nuk do të luhet në Beograd!?

Në kualifikueset për Kampionatin Botëror 2026, në Grupin K janë Serbia dhe Shqipëria, dy vendet që do të organizojnë së bashku Kampionatin Evropian për të rinj.

Dihet se çfarë historie futbolli kanë këto dy shtete, çfarë ka ndodhur në Beograd para disa vitesh gjatë një ndeshjeje.

Prandaj, të paktën sipas shkrimeve të disa gazetarëve në Shqipëri, ndeshja me Serbinë me shumë gjasa nuk do të luhet në Beograd.

Pra, një nga opsionet është Novi Sadi. Megjithatë, vendimin për këtë do ta marrë Federata Serbe e Futbollit, në komunikim me UEFA-n. Se a do të realizohen këto njoftime të bujshme, mbetet për t'u parë”, shkruan më tej.

Ndeshja është caktuar për 7 tetor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat