Vladi shënon në Kampionatin e Zvicrës, skuadra e tij në garë për titull

Futboll

Vladi shënon në Kampionatin e Zvicrës, skuadra e tij në garë për titull

Nga: K. Goca Më: 1 prill 2025 Në ora: 22:29
Lugano

Lugano ngadhënjeu me rezultat 2:0 në konak të Yverdonit.

Albian Hajdari, Uran Bislimi, portieri Amir Shaipi, u paraqitën nga minuta e parë dhe Shkëlqim Vladi nga minuta e 73-të për Luganon,

Vladi ka shënuar pas pesë minutave që futet në lojë pikërisht në minutën e 78-të. 

Golin tjetër e realizoi Grgiç (37').

Vladi është ndëshkuar me karton të verdhë në fund të ndeshjes.

Pas javës së 30-të në Kampionatin e Zvicrës, Lugano zë vendin e 4-të me 48 pikë e ka 3 më pak se lideri Servette dhe Yverdon është në të dhjetin me 32 sosh.

Lugano ka shtuar gjasat për titullin e kampionit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat