Jamie Vardy merr një vendim të dhimbshëm në karrierë

Futboll

Jamie Vardy merr një vendim të dhimbshëm në karrierë

Më: 24 prill 2025 Në ora: 13:34
Jamie Vardy

Ylli i futbollit anglez, Jamie Vardy ka vendosur të ndahet me Leicesterin pas 13 vjetësh të kaluara në klub.

Me një video emocionale, Vardy ka njoftuar se në fund të sezonit do të ndahet me klubin.

Suksesi më i madh në karrierë për Vardyn ka qenë titulli i Premierligës duke bërë sensacionin nën udhëheqjen e Ranierit.

Vardy nuk ka dhënë asnjë detaj për të ardhmen e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat