Bochum dhe Holstein Kiel bien nga Bundesliga

Futboll

Bochum dhe Holstein Kiel bien nga Bundesliga

Më: 10 maj 2025 Në ora: 18:10
Pamje

Vfl Bochum dhe Holstein Kiel kanë rënë edhe zyrtarisht nga Bundesliga.

Humbjet e Bochumit 1-4 nga Mainzi si dhe e Holstein Kiel nga Freiburgu, ishin goditjet fatale për të dyja skuadrat të cilat luftonin për mbijetesë.

Ndërsa Heidenheimi mbetet ende në lojë pasi arriti një fitore të rëndësishme ndaj Union Berlinit 0-3.

Ata mund të shmangin play-offin, në rast se fitojnë ndeshjen e rradhës ndaj Werder Bremenit dhe nëse St.Pauli nuk fiton dy ndeshjet e fundit të tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat