FSHF-ja jep lajmin e madh për tifozët e Kombëtares për biletat e sfidës me Serbinë

Futboll

FSHF-ja jep lajmin e madh për tifozët e Kombëtares për biletat e sfidës me Serbinë

Më: 14 maj 2025 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

FSHF-ja jep lajmin e madh për tifozët e Kombëtares për biletat e sfidës me Serbinë!

Federata Shqiptare e Futbollit informon të gjithë anëtarët aktivë të Klubit të Tifozëve që kanë përfituar paketat për sezonin aktual, se për ndeshjen Shqipëri – Serbi më 7 qershor 2025 nuk është e nevojshme të regjistrohen në formularin për shortin e biletave.

Vendin e tyre në stadium e kanë të garantuar dhe do të marrin një link të personalizuar për të kryer blerjen e biletës brenda periudhës së përcaktuar.

FSHF falënderon të gjithë tifozët për mbështetjen e vazhdueshme!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat