Chelsea nuk e largon Enzon, pavarësisht interesimit të Real Madridit

Futboll

Chelsea nuk e largon Enzon, pavarësisht interesimit të Real Madridit

Më: 22 maj 2025 Në ora: 18:11
Enzo Fernandez

Skuadra e Chelseat nuk e ka ndërmend ta largojë mesfushorin e Kombëtares së Argjentinës, Enzo Fernandez.

Mediat e huaja raportojnë se Real Madridi ka arritur marrëveshje personale me lojtarin, por duket se Blutë e Londrës nuk e kanë ndërmend ta shesin.

Sipas Fabrizio Romanos, Chelsea e konsideron Enzon si të paprekshëm në klub, së bashku me Cole Palmerin dhe Moise Caicedon.

Edhe pse flitet se Real Madridi ka bërë gati plotë 120 milionë euro për shërbimet e mesfushorit argjentinas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat