Real Madridi publikon listën e lojtarëve për Kupën e Botës midis Klubeve

Futboll

Real Madridi publikon listën e lojtarëve për Kupën e Botës midis Klubeve

Më: 11 qershor 2025 Në ora: 18:54
Real Madridi

Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për Kupën e Botës për Klube, e cila fillon këtë të shtunë, më 14 qershor.

Ekipi i Xabit do të luajë ndeshjen e parë më 18 qershor kundër Al Hilal.

Më pas do të përballet me Pachuca më 22 qershor dhe do të mbyllë fazën e grupeve kundër  Salzburgut më 27 qershor. 

Lista e lojtarëve

Portierë: Thibaut Courtois, Andriy Lunin, Fran González dhe Mestre. 

Mbrojtës: Dani Carvajal, Éder Militão, David Alaba, Trent Alexander-Arnold, Lucas Vázquez, Fran García, Antonio Rüdiger, Ferland Mendy, Huijsen, Youssef, Jacobo, Asencio, Fortea dhe Diego Aguado.

Mesfushorë: Jude Bellingham, Eduardo Camavinga, Federico Valverde, Luka Modrić, Aurélien Tchouaméni, Arda Güler, Dani Ceballos, Chema dhe Mario Martín.

Sulmues: Vinicius Jr., Kylian Mbappé, Rodrygo Goes, Endrick, Brahim Díaz, Gonzalo dhe Víctor Muñoz.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat