Trajneri i Chelseat: Ky nuk është futboll

Futboll

Trajneri i Chelseat: Ky nuk është futboll

Më: 29 qershor 2025 Në ora: 13:11
Enzo Maresca

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka kritikuar ashpër kushtet në SHBA pas ndërprerjes gati dy-orëshe të ndeshjes kundër Benficës në Kupën e Botës për Klube.

“Nuk mund të presësh dy orë në dhomat e zhveshjes. Ky nuk është futboll,” tha ai, duke vënë në dyshim përshtatshmërinë e SHBA-së si vend organizator, një vit para Botërorit 2026.

Chelsea fitoi 4-1 pas vazhdimeve, por Maresca tha se ndërprerja ndryshoi rrjedhën e ndeshjes.

Kjo ishte ndeshja e gjashtë në këtë turne që ndërpritet për shkak të stuhive, ndërsa trajneri theksoi: “Në Evropë dhe në Kupën e Botës nuk ndodhin këto gjëra.”

FIFA u përgjigj duke thënë se siguria ka përparësi, ndërsa Wenger pranoi se ndërprerjet nuk janë ideale, por të domosdoshme në këto kushte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat