​Osimhen mungon në stërvitjen e Napolit, pret transferimin te Galatasaray

Futboll

​Osimhen mungon në stërvitjen e Napolit, pret transferimin te Galatasaray

Më: 14 korrik 2025 Në ora: 14:38
Victor Osimhen

Victor Osimhen nuk është paraqitur në ditën e parë të stërvitjes parasezonale të Napolit, duke dorëzuar një certifikatë mjekësore për të justifikuar mungesën, ndërsa pret finalizimin e transferimit te Galatasaray.

Sipas raportimeve nga Italia, sulmuesi nigerian dhe Galatasaray kanë arritur marrëveshje për klauzolën e lirimit prej 75 milionë eurosh, por ende mbeten diskutime për strukturën e pagesës.

Napoli kërkon 55 milionë euro paraprakisht, ndërsa Galatasaray ka ofruar 40 milionë euro menjëherë dhe pjesën tjetër me këste.

Pavarësisht se ende zyrtarisht mbetet lojtar i Napolit, Osimhen duket se është një hap larg kalimit në Superligën turke. Negociatat mes klubeve pritet të vazhdojnë gjatë kësaj jave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat