Ribery komenton dy lojtarët që po kërkon Bayerni

Futboll

Ribery komenton dy lojtarët që po kërkon Bayerni

Më: 16 korrik 2025 Në ora: 19:17
Franck Ribery

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që po kërkon Bayern.

“Nick Woltemade? Më pëlqen. E pashë me kombëtaren kundër Portugalisë.

Duket lojtar premtues. Pavarësisht se është i gjatë, ka shumë teknikë. Profili i tij është i pazakontë në kohët e sotme. Do të ishte një blerje me impakt”.

I pyetur për Luis Díaz, francezi ka thënë: “Ajo që ka treguar te Liverpool është fantastike.

Dëmtimet e kanë penguar, por duket se është lojtar me karakter të fortë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat