Dikur në vijën e frontit në Koshare, ja ku gjendet sportisti i Kosovës

Futboll

Dikur në vijën e frontit në Koshare, ja ku gjendet sportisti i Kosovës

Nga: K.Goca Më: 23 gusht 2025 Në ora: 14:43
Bujar Asllani në front - 1999

Bujar Asllani qysh herët nisi rrugëtimin kundër regjimit serb.

Së pari si futbollist i gjeneratës së sakrificës, pastaj iu bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Si futbollist ishte prej më të disiplinuar në fushën e lojës si në kohën e okupimit po ashtu edhe në vitet e pasluftës. 

Image

Sulmues i krahut dhe shumë i rrezikshëm për rivalët.

Në janar të vitit 1999 i bashkohet radhëve të UÇK-së, brigadës 138 “Agim Ramadani”.

Në fushëbetejë kundër ushtrisë, milicisë dhe paramilitarëve të okupatorit serb.

I suksesshëm në futboll, i suksesshëm në vijë të frontit.

Aktualisht jeton e vepron në Ferizaj dhe është punëtor i Gjykatës Themelore në Ferizaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat