Nesër i jepet lamtumira e fundit ish gjyqtarit të mirënjohur, Feriz Parllakut

Futboll

Nesër i jepet lamtumira e fundit ish gjyqtarit të mirënjohur, Feriz Parllakut

Nga: K.G. Më: 27 gusht 2025 Në ora: 16:40
Feriz Parllaku

Ish gjyqtari më i mirë i Kosovës në futboll dhe në hendboll, Feriz Parllaku, nesër në orën 16.00 do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e reja të qytetit të Ferizajt.

Parllaku ka ndërruar jetë papritur me 24 gusht, ku ishte në një vizitë familjare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Parllaku ka dhënë kontribut të madh sidomos në gjeneratën e sakrificës të sportistëve në rezistencë ndaj regjimit serb.

Pas luftës ka referuar po ashtu në futboll e hendboll, ka qenë gjyqtari më i guximshëm dhe më i miri në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat