Amorim paralajmëroi largimin nga Manchester United

Futboll

Amorim paralajmëroi largimin nga Manchester United

Më: 29 gusht 2025 Në ora: 18:00
Amorim

Ashtu siq e mbylli sezonin e fundit, Masnchester United nuk e ka nisur mirë edhe sezonin aktual.

”Djajtë e kuq” kanë marrë një pikë në dy ndeshje të Premierligës e po ashtu janë eliminuar nga EFL Cup, nga skuadra e ligës së katërt, Grimsby Town.

Pas kësaj humbje trajneri Ruben Amorim ka bërë në deklaratë interesante, duke paralajmëruar edhe largimin nga Manchester United.

Por drejtuesit e klubit kanë vendosur ti japin pak kohë teknikut portugez dhe me siguri do të vazhdoj të jetë trajner i Unitedit, raporton BBC.

“Ndonjëherë dua të largohem, ndonjëherë dua të rri këtu për 20 vjet. Duhet të përmirësohem në këtë drejtim.

Sa herë që kemi një humbje të tillë, do të jem kështu. Ndonjëherë do të them se i urrej lojtarët e mi, ndonjëherë do të them se i dua lojtarët e mi”, ka deklaruar Amorim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat