Mirlind Daku i shënon dygolësh Orenburg-ut

Futboll

Mirlind Daku i shënon dygolësh Orenburg-ut

Më: 30 gusht 2025 Në ora: 16:44
Mirlind Daku

Sulmuesi shqiptar i Rubin Kazan, Mirlind Daku ka vazhduar me formën e mirë në elitën e futbollit të Rusisë.

Reprezentuesi i Shqipërisë, ka shënuar dygolësh në barazimin e ndeshjes Orenburg-Rubin Kazan (2-2), ndeshje kjo e zhvilluar të shtunën.

Daku golin e parë e realizoi në minutën e 16-të, derisa të dytin e realizoi në minutën e 34-të.

Daku golin e parë ia dedikoi gjyshit të tij i cili ndërroi jetë të premten që lamë pas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat