Shqiptari fatal! A ka mbaruar koha e Guardiolës në Manchester City?

Futboll

Shqiptari fatal! A ka mbaruar koha e Guardiolës në Manchester City?

Nga: K.G. Më: 31 gusht 2025 Në ora: 19:01
Guardiola

Humbja e dytë rresht e tronditëse e Cityt! A ka mbaruar koha e Guardiolës në Manchester? – është titulli i mediumit kroat “24 sata”.

“Ai besonte se largimet e disa prej liderëve të lojës si Kevin De Bruyne dhe Jack Grealish do ta këndellnin Manchester Cityn e përgjumur dhe se forcat e reja, lojtarë të etur për të mësuar dhe përvetësuar, do t'i sillnin 'qytetarët' në nivelin elitar që kishin kultivuar për vite me radhë nën udhëheqjen e tij...

Megjithatë, Pep Guardiola hasi në probleme të reja në sezonin e ri”, shkruan më te tej.

Shqiptari Brajan Gruda në minutën e 89-të shënoi për fitoren e Brightonit me rezultat 2:1 ndaj Manchester Cityt, në takimin e javës së tretë të Premier Leagues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat