I pandalshmi Nazmi Gripshi nuk mund të mungojë

Futboll

I pandalshmi Nazmi Gripshi nuk mund të mungojë

Më: 19 tetor 2025 Në ora: 15:37
Nazmi Gripshi

Nazmi Gripshi ka shënuar golin e radhës për Astanën në Kazakistan.

Fantazisti i Kombëtares shqiptare shënoi golin e katërt për Astanën në pjesën e parë, që e mbylli me avantazh 4-2 ndaj Aktobes.

Gripshi është specialist për penalltitë dhe pikërisht nga pika e bardhë e 11-metërshit nuk ka gabuar. Ky ishte goli numër 16 për të në kampionat, ndërsa po shkon drejt “Këpucës së Artë”.

Deri tani janë luajtur 25 javë, teksa Gripshi po ashtu ka asistuar 6 gola.

Gripshi u ftua nga Silvinjo në Kombëtare për ndeshjet e muajit tetor. Debutimi për të erdhi në pjesën e dytë të miqësores ndaj Jordanisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat