Ndeshja mes shqiptarëve dhe malazezëve, shtyhet me urdhër të policisë!

Futboll

Ndeshja mes shqiptarëve dhe malazezëve, shtyhet me urdhër të policisë!

Nga: K.Goca Më: 28 tetor 2025 Në ora: 16:19
Pamje nga një ndeshje

Është interesant arsyeja e shtyrjes së ndeshjes mes skuadrës shqiptare Deçiqi nga Tuzi dhe Buduçnostit nga Podgorica, në kuadër të javës së 14-të të Kampionatit të Malit të Zi ën futboll. 

“Ndeshja Deçiq – Buduçnost shtyhet për arsye sigurie në shtet, me urdhër të policisë”., thuhet në njoftimin e klubit Deçiqi.

Ndeshja e paraparë në stadiumin “Besa” në Tuz, kush e di se kur do të luhet!

“Së pari shiu, pastaj Departamenti i Policisë: derbi Deçiqi - Buduçnosti shtyhet përsëri”, është titulli i mediumit malazez “Vijesti".

“Derbi nuk do të luhet as këtë të mërkurë, fillimisht për shkak të shiut (të dielën) dhe fushës së keqe, dhe tani (sot) me kërkesë të Departamentit të Policisë.

Ndeshja e javës së 13-të të Ligës së Parë të futbollit malazez Meridianbet, Deçiqi - Buduçnosti është shtyrë deri në njoftim të mëtejshëm, siç u njoftua nga Komisioni i Garave i FFM-së në përputhje me kërkesën dhe iniciativën e Departamentit të Policisë.

Data e re për ndeshjen do të bëhet e ditur më vonë, e cila duhej të luhej fundjavën e kaluar, të dielën”, shkruan media malazeze.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat