Portieri i Ganës firmos kontratë 5-vjeçare

Futboll

Portieri i Ganës firmos kontratë 5-vjeçare

Më: 2 nëntor 2025 Në ora: 12:48
Daniel Aful

Daniel Aful është portieri i ri i Egnatias. Dhe pse kampionët janë kursyer me prezantimin, nga jashtë Shqipërisë zbulohet se gardiani afrikan ka firmosur kontratë 5-vjeçare.

20-vjeçari numëron paraqitje me Ganën U-20, ndërsa firmosi te rrogozhinasit në fundin e tetorit. Futbollisti është transferuar nga Akra Lions, që është pjesë e Ganës.

Edlir Tetova fiton një tjetër element interesant për të ardhmen. Aktualisht Mario Dajsinani është garancia e portës.

Kampionët e Shqipërisë dallohen për qëndrueshmërinë në prapavijë. Tashmë në portë llogaritë mund të bëhen edhe me Aful..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat