Juventusi me një mesazh për Edon Zhegrovën para përballjes së madhe me Slloveninë

Futboll

Juventusi me një mesazh për Edon Zhegrovën para përballjes së madhe me Slloveninë

Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 16:26
Edon Zhegrova

Klubi i madh italian, Juventusi i ka uruar suksese yllit të kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovës për ndeshjen ndaj Sllovenisë.

Kombëtarja e Kosovës luan sonte ndaj Sllovenisë në “Stadion Stozice”, me fillim nga ora 20:45.

Kjo përballje është një ndeshje e madhe për Kosovën, pasi edhe me barazim, “Dardanët” e sigurojnë një vend në play-offin e Botërorit 2026.

Para kësaj ndeshje, “Zonja e Vjetër” ka bërë një postim të veçantë për Edon Zhegrovë, për t’i uruar suksese në këtë ballafaqim.

“Paq fat, Edon! Futbollisti ynë do të përfaqësojë Kosovën, e cila luan ndaj Sllovenisë në kualifikimet e Botërorit”, shkruan Juventusi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat