As shqiptarët nuk e ndalën turrin e Anglisë! Ky është rekordi

Futboll

As shqiptarët nuk e ndalën turrin e Anglisë! Ky është rekordi

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 nëntor 2025 Në ora: 17:30 Përditësuar në ora: 19:51 më 16.11.2025
Pamje nga ndeshja

Anglia e rekordeve, 8 fitore rresht, goldallimin 22:0 në grup

Anglia ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Shqipërisë, në ndeshjen që u luajt para 22 mijë shikuesve në stadiumin “AIr Albania” në Tiranë.

Anglia e rekordeve, tetë ndeshje tetë fitore, ka shënuar 22 gola dhe nuk ka pësuar asnjë! Ky është rekordi i anglezëve. 

Plot 720 minuta e mbajtën portën e paprekur në kuadër të Grupit K të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Shqipëria ishte e pafat, dy futbollistë iu lënduan Elseid Hysaj në minutën e 26-të dhe Armando Broja në të 88-tën, të cilët u larguan nga loja. 

Broja u largua me barelë, për shkak të një lëndimi të rëndë, ky lëndim erdhi si pasojë që vet e zuri këmbë në fushë.

Shqipëria - Anglia 0:2

Stadiumi "Air Albania" në Tiranë.
Shikues: 22.000.
Gjyqtar: M. Guida (Italia).
Shënues: Kane (74' e 82')
Kartona të verdhë: Ramadani - Ëharton.
Shqipëria: Strakosha, Hysaj (Balliu 26'), Gjimshiti, Ismajli, Aliji, Asllani, Bajrami (Broja 77'), Laçi, (Pajaziti 84')  Ramadani, Hoxha, Uzuni. Trajner: Sylvinho
Angli: Henderson, Burn, Quansah, Stones, O'Reilly, Wharton (Anderson 75'), Bellingham (Rogers 84'), Rice (Foden 62'), Eze (Saka 62'), Kane e Bowen (Rashford 75').

Anglia përfundoi në vend të parë me 24 pikë, duke lënë pas Shqipërinë me 14 sosh.

Anglia është në Kampionatin Botëror që mbahet vitin e ardhshëm., ndërsa Shqipëria përmes play-off-it do ta kërkojë këtë biletë.

Sulmuesi Harry Kane është shënues i dyfishtë dhe i fatal për Shqipërinë. 

Shqipëria përkundër se humbi, shfaqi lojë për lakmi., ishte e rrezikshme sidomos në pjesën e dytë, ku disa herë fati i shpëtoi anglezët por edhe shqiptarët.

Në minutën e 37-të Jarrod Bowen nga pozita e pavolitshme, me goditje të fortë e përtoke gati shënoj, por portieri Thomas Strakosha shpëtoi golin e sigurtë.

Pjesa e dytë më ndryshe, kuqezinjtë treguan zemër të madhe, disa herë rrezikuan portën e Anglisë.

Në minutën e 50-të, Arbër Hoxha, dinak e specialist për të goditur nga distanca, nga rreth 20 metra gjuajtur bukur, fati nuk ishte në anën e tij, ndërsa portieri Henderosn mezi e dëboi topin në korne. Topi shkoi në këndin e majtë e portieri anglez reagoi me paradë.

Pas një minute. Hoxha sërish në skenë, nga 15 metra lëshoi rastin e qind për qind, i papenguar nga askush, fat i madh për Anglinë.

Në minutën e 57-të, Eze në pozitë ideale, nga afërsia e paksa anash, por Strakosha edhe një herë tregoj cilësi të larta.

Në minutën e 60-të, Jude Bellingham nga rreth 8-9 metra, fatmirësisht nga pozita e pastër gjuajti mbi portën e kombëtares shqiptare.

Saka çuditi të gjithë në minutën e 70-të, nga 3-4 metra nuk e qëlloi topin si duhet, fat i madh për Shqipërinë.

Harry Kane si gjithmonë fatal për rivalët. 

Në minutën e 74-të Kane shënoi nga afërsia dy-tri metra, duke tronditur kuqezinjtë.

Në minutën e 82-të, Harry Kane shënon golin e dytë të tij personal, 0:2.

Kane nga afërsia tundi portën e Strakoshës.

Anglia i mbylli ashtu si i ka hije ciklin e kualifikimeve  me të gjitha fitore, ndërsa Shqipëria  largohet ballëlart nga stadium i “Air Albania” në Tiranë.

Harry Kane - shënues i dyfishtë

(E plotësuar) - Minuta e fundit.

88' Anglia po fiton.

82’ Harry Kane shënon golin e dytë të tij personal, 0:2.

Kane nga afërsia tundi portën e Strakoshës.

Shqipëria - Anglia 0:2

Stadiumi "Air Albania" në Tiranë.
Shikues: 22.000.
Shwnues: Kane (74' e 82')

Kartona të verdhë: Ramadani - Wharton.
Shqipëria: Strakosha, Hysaj (Balliu 26'), Gjimshiti, Ismajli, Aliji, Asllani, Bajrami (Broja 77'), Laçi, (Pajaziti 84')  Ramadani, Hoxha, Uzuni. Trajner: Sylvinho
Angli: Henderson, Burn, Quansah, Stones, O'Reilly, Wharton (Anderson 75'), Bellingham (Rogers 84'), Rice (Foden 62'), Eze (Saka 62'), Kane e Bowen (Rashford 75').

81' Shqipëria e do golin e barazimit.

77’ Ndeshje e luftuar, raste të shumta, spektakël në Tiranë.

74’ Harry Kane shënoi nga afërsia dy-tri metra, duke tronditur kuqezinjtë.

73’ A do të ndal Shqipëria serinë e fitoreve të Anglisë

70' Saka nuk shënoi  nga 3-4 metra,  fat i madh për Shqipërinë.

65’ Shqipëria shumë më ofensive.

60’ Jude Bellingham nga rreth 8-9 metra, fatmirësisht nga pozita e pastër gjuajti mbi portën e kombëtares shqiptare.

57’ Eze në pozitë ideal, nga afërsia e paksa anash, por Strakosha edhe një herë tregoj cilësi të larta.

54’ Lojë me ritëm, Shqipëria nuk është inferiore. 

51’ Hoxha sërish në skenë, nga 15 metra lëshoi rastin e qind për qind, i papenguar nga askush, fat i madh për Anglinë.

50’ Arbër Hoxha, dinak e specialist për të goditur nga distanca, nga rreth 20 metra, fati nuk ishte në anën e tij, ndërsa portieri Henderosn mezi e dëboi topin në korne. Topi shkonte në këndin e majtë

46' Fillon pjesa e dytë.

Ka përfunduar pjesa e parë, Shqipëria -– Anglia 0:0.

Rasti i vetëm në minutën e 37-të, Bowen goditi furishëm, por portieri Strakosha reagoi për mrekulli.

43; Lojë e hapur, me pak raste shënimi, por e bukur për sy.

37’ Jarrod Bowen në një pozitë të pavolitshme, me goditje të fortë e përtoke gati shënoj, por portieri Thomas Strakosha shpëtoi golin e sigurtë.

36’ Shqiptarët po kërkojnë golin, të thyejnë rekordin e Anglisë që e ka goldallimin 19.0 në grupin K.

30’ Shqipëria po mbrohet mirë, po e ruajnë me kujdes sulmuesin Harry Kane.

28’ Shqipëria ka shtuar presionin ndaj portës së Hendersonit.

25’ Ndeshje e luftuar, atmosferë madhështore.

21’ Shqipëria po luan me vetëmohim të pashoq, Arbër Hoxha duket mjaft i rrezikshëm.

18’ Elseid Hysaj nga rreth 20 metra kërcënoi portën e Anglisë por topi shkoi mbi portë.

17’ Atmosferë impozante në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, mbi 22 mijë veta.

15’ Ylber Ramadani ndëshkohet me karton të verdhë.

11’ Anglia shumë e rrezikshme me kundërsulme.

8’ Shqipëria po lufton, po luan me zemër në këto minutat e para.

4" Anglia duket e rrezikshme në fillim të pjesës së dytë.1" Fillon ndeshja.

Gjithçka gati për ndeshjen Shqipëria – Anglia.

Ndeshja e fundit e Grupit K, ku Anglia është e para me 21 pikë e Shqipëria në vend të dytë me 14 sosh. 

Anglia ka siguruar biletën për në Botëror e Shqipëria për Play – Off.

Lojtarët e Anglisë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Lojtarët e Anglisë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”!

Lojtarët e Anglisë kanë shkelur në fushën e blertë të stadiumit “Air Albania”.

Gazetari anglez Simon Peach ka publikuar në profilin e tij zyrtar në “X”  ku  shihen futbollistët anglezë.

Në sfond është vendosur një nga këngët e grupit “Spice Girls”.

Rikujtojmë që ndeshja starton nga ora 18:00 dhe pritet të jetë tepër emocionuese për të gjithë të pranishmit.

Irlanda bëri mrekullinë me Hungarinë, ja pse Shqipërisë tani i duhet një rezultat historik përballë Anglisë

Irlanda ka bërë këtë javë një mrekulli, pasi një përfaqësuese e cila në dukje i kishte dhënë lamtumirën shpresave për të siguruar një vend në play-off të Botërorit nëpërmjet grupit kualifikues, ia ka dalë ta bëjë atë me dy ndeshje fantastike.

E para ishte një fitore 2-0 ndaj Portugalisë të enjten, ndërsa e dyta ishte suksesi i sotëm 3-2 ndaj Hungarisë në transfertë. Në këtë mënyrë, ajo ka rrëmbyer vendin e dytë në grup duke siguruar play-off nëpërmjet grupit kualifikues dhe duke larguar Hungarinë që dukej e sigurt në vazon e dytë.

Vendin e saj në vazon e dytë e ka marr pikërisht Irlanda, e cila me pikët e fituara ndaj Portugalisë dhe Hungarisë, ka ngjitur shkallë të rëndësishme në klasifikimin e FIFA-s. Kësisoj, në këto tre ditë ajo ia ka dalë që të kapërcejë me pikë Shqipërinë.

Kjo, e bën të detyrueshme një fitore ndaj Anglisë në “Air Albania”, për të përforcuar shanset e kuqezinjve për një vend në vazon e dytë të kualifikuesve të Botërorit, duke shpresuar që të mjaftojë që të kalojë përsëri Irlandën në klasifikimin e FIFA-s.

Përndryshe, do të duhet të mbahet shpresa te të gjithë skenarët e tjerë që çojnë drejt vazos së dytë, me Islandën, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë Hercegovinën dhe Kosovën që duhet të mbajnë pozicionet aktuale në grupet ku janë në fund të kualifikuesve.

Bulku: Broja në stol? Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm…

Zëvendëstrajneri i Kombëtares Shqiptare, Ervin Bulku, në “Klan Kuq e Zi”, foli para ndeshjes së Shqipërisë kundër Serbisë.“

Kjo është skema që kemi zgjedhur. Kemi luajtur shumicën e rasteve kështu edhe në bazë të kundërshtarit. Broja në stol? Të gjithë janë të rëndësishëm njësoj si ai zbret dhe ai që rri në pankinë.

Duam të marrim një fitore që të shkojmë në fazën e dytë. Duke parë që kemi një kundërshtar të fortë është normale që të vendosemi mirë, skemi pse të ndryshojmë veprimet që kemi bërë këto 3 vite pasi na kanë çuar në Europian dhe jemi tani në “play off”.

Mos harro kemi qenë të detyruar edhe prej lojtarëve me kartonë.

Kjo është një nga arsyet pse e vendosim skuadrën afër po për shkak edhe se Aglia bën shumë presion dhe është agresive, e fortë.

Në qoftë se marrim një karton tjetër sdo kishim mundësi ti aktivizonim lojtarët në play off dhe nuk donim të rrezikonim, kemi aktivizuar lojtarë të mirë pasi është një ndeshje e mirë që të marrim një rezultat të rëndësishëm”, deklaroi Bulku.

Harry Kane ka një arsye shumë të fortë për të shënuar sot ndaj Shqipërisë

Pavarësisht moshës, Harry Kane është në super formë, gjë që e ka treguar te Bayern, por edhe te kombëtarja angleze.

Nëse Kane shënon sot ndaj Shqipërisë, anglezi do të barazojë rekordin e Pele me 77 gola në ndeshjet ndërkombëtare.

Legjenda Pele ka shënuar 77 gola në 92 takime ndërkombëtare, ndërsa Harry Kane regjistron deri tani 76 gola në 111 ndeshje me Anglinë.

“Shpresoj të shënoj dhe të barazohem me Pelen, i cili pati një karrierë ndërkombëtare të jashtëzakonshme. Kjo tregon se sa larg kam arritur në karrierën time, të jesh pranë një emri si Pele flet vetë’”, tha Kane në konferencën e fundit për shtyp.

Silvinjo bën rotacion te kuqezinjtë, ‘kursen’ lojtarët me kartonë

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot ndeshjen e fundit të saj në grupin kualifikues të Kupës së Botës 2026, ku ka arritur një objektiv unik në historinë e saj si kualifikimi në play-off. Dhe ndeshja e fundit ndaj Anglisë, nuk do të ndikojë aspak në këtë pozicionim.

Trajneri Silvinjo, i detyruar të mendojë për ndeshjen e play-off në muajin mars, ka vendosur të mos rrezikojë me lojtarët të cilët janë një karton të verdhë larg pezullimit.

Kështu, Mitaj dhe Shehu janë jashtë 23-shes. Ndërsa Ajeti dhe Manaj janë ulur në stol, kurse i vetmi titullar është Bajrami.

Aliji ka marrë vendin e Mitajt në rreshtim dhe Ramadani të Shehut.

Sa i përket fazës së avancuar, Uzuni është rreshtuar në majë të sulmit me Hoxhën e Bajramin të cilët do të jenë nga krahët.

Në radhët e Anglisë bie në sy fakti se trajneri Tuhel nuk ka kursyer yjet, duke aktivizuar që në start emra si Stouns, Rajs, Bellingam e Kejn.

Formacionet zyrtare Shqipëria – Anglia

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e fundit në këto kualifikuese ndaj Anglisë.

Përballje kjo që do të zhvillohet në “Air Albania” në orën 18:00.

Një takim ku pavarësisht se kuqezinjtë janë kualifikuar në “Play-Off” për herë të parë në histori në një Kupë Bote, sërish do të tentojnë rezultat pozitiv, që mund t’i ndihmonte të ngjiteshin në kualifikimin e FIFA-s.

Prej 3 ditësh ekipi është stërvitur për këtë duel dhe Sylvinho i ndikuar edhe nga kartonët është detyruar të bëjë ndryshime në formacion. Juljan Shehu dhe Mariot Mitaj janë dërguar në tribunë, ndërsa Rey Manaj, Arlind Ajeti dhe Nedim Bajrami janë futbollistët, që në rast ndëshkimi nuk do të luajnë në gjysmëfinale.

Kështu braziliani ka “shuar” tashmë çdo dilemë dhe ka vendosur për 11-shen startuese.

Shqipëria - Anglia

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Aliji, Asllani, Bajrami, Laçi,  Ramadani, Hoxha, Uzuni. Trajner: Sylvinho
Angli: Henderson, Burn, Quansah, Stones, O'Reilly, Wharton, Bellingham, Rice, Eze, Kane e Bowen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat