Mediat spanjolle: Skautë të Barcelonës ishin në Lubjanë për futbollistin e Kosovës

Futboll

Mediat spanjolle: Skautë të Barcelonës ishin në Lubjanë për futbollistin e Kosovës

Më: 19 nëntor 2025 Në ora: 14:54
Fisnik Asllani e Mërgim Vojvoda

Skautët e Barcelonës ishin të pranishëm në ndeshjen Slloveni – Kosovë, për ta përcjell nga afër paraqitjen e Fisnik Asllanit i cili shkëlqeu duke shënuar njërin nga golat e fitores me rezultat 0:2.

Kështu raportojnë mediat spanjolle.

Paraqitjet e tij me Hoffenheimin dhe klauzola e lirimit që pritet të jetë nën 25 milionë euro e bëjnë Asllanin një objektiv tepër tërheqës për Barçën.

Vetë futbollisti ka shprehur hapur ëndrrën për të luajtur në “Camp Nou”. Megjithatë, Barcelona nuk është e vetme në garë.

Bayern Munih ka kontaktuar tashmë përfaqësuesit e lojtarit për të mësuar detajet e klauzolës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat