Shkëndija kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut

Futboll

Shkëndija kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut

Nga: K.Goca Më: 19 nëntor 2025 Në ora: 15:19
Amadou Alhassan

Ekipi i Shkëndijës së Tetovës është kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Kampioni aktual sot ka treguar cilësinë ndaj Tikveshit të Kavadarit.

Skuadra shqiptare fitoi me rezultat 2:0 dhe kështu iu bashkua Vardarit, Strugës TL, Rabotniçkit, Sileksit, Shkëndijës së Haraçinës, Detonit dhe Ohrit.

Momenti kyç i ndeshjes ndodhi në minutën e 43-të kur Amadou Alhassan shënoi një nga golat më të bukur të parë gjatë kësaj vjeshte në Maqedoni.

Nigeriani gjuajti nga mbi njëzet e pesë metra dhe goditi këndin.

Golat i realizuan Alhassan (44') e Mazari (90+2')..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat