Mesfushori i Kombëtares shënon supergol, shtang gjigantët turq

Futboll

Mesfushori i Kombëtares shënon supergol, shtang gjigantët turq

Më: 23 nëntor 2025 Në ora: 19:26
Goli i Qazim Laçit

Qazim Laçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Rizespor po barazon në shtëpi përballë Fenerbahce.

Sfida e vlefshme për javën e 13-të të Superligës turke, është momentalisht :2:2.

Ishte pikërisht mesfushori i Kombëtares shqiptare, ai që shënoi golin e dytë për të tijët.

Në minutën e 15-të të sfidës, dibrai shtangu gjigantët turq, duke shënuar një supergol.

Laçi shënoi një gol mjaft të bukur me të djathtën nga goditja e dënimit. Topi “nuk u pa” nga portieri kundërshtar dhe përfundoi në fundin e rrjetës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat