Blerim Krasniqi: Ta vazhdojmë këtë ecuri 

Futboll

Blerim Krasniqi: Ta vazhdojmë këtë ecuri 

Më: 29 nëntor 2025 Në ora: 19:40
Blerim Krasniqi

Ndeshja FC Drita - FC  Ballkani zhvillohet nesër në ora 13:00 në stadiumin ndihmës te Rrethi në Gjilan.

Futbollisti i Dritës, Blerim Krasniqi, shpreh optimizmin.

"Nesër është një ndeshje e rëndësishme si çdo ndeshje ashtu siç na ka udhëzu trajneri dhe shpresojmë të ia dalim dhe të marrim pikët maksimale.

Normalisht pas ndeshjes me Shkëndijen gjithë janë në maksimumin e tyre atmosfera në grup është shumë e mirë dhe shpresojmë ta vazhdojmë këtë ecuri dhe të jemi në krye të tabelës edhe në kampionat", tha Krasniqi.

Sa i përket lëndimit, Krasniqi tha që shpreson qe të rikuperohet së shpejti dhe t'u rikthehet fushave sa më shpejt që është e mundur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat