Shkëlqimi me Baselin, Shaqiri në formacionin e javës në Zvicër

Futboll

Shkëlqimi me Baselin, Shaqiri në formacionin e javës në Zvicër

Më: 8 dhjetor 2025 Në ora: 14:37
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri është rikthyer si protagonist te Baseli në fitoren 2-1 në udhëtim te Winterthur.

Sulmuesi gjilanas ishte më i miri te Baseli, duke shënuar edhe golin e parë në këtë sfidë.

33-vjeçari shkëlqeu në këtë sfidë, duke fituar edhe një penallti.

Shaqiri mori notën 8,3 nga SofaScore që ishte një nga notat më të larta në gjithë Superligën e Zvicrës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat