FSHF merr pjesë në Forumin Rajonal të Sigurisë në Slloveni

Futboll

FSHF merr pjesë në Forumin Rajonal të Sigurisë në Slloveni

Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 17:51
Pamje

UEFA organizoi Forumin Rajonal të Sigurisë në Ljubljana, Slloveni, ku morën pjesë përfaqësues nga federatat e futbollit të vendeve të Ballkanit, drejtues policie, oficerë sigurie dhe ekspertë të UEFA-s.

FSHF u përfaqësua nga Marjus Sulejmani, Drejtor i Departamentit të Garave, dhe Armando Mandro nga Departamenti i Sigurisë.

Në aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të Policisë së Shtetit, Agron Çeli, Drejtor i Rendit Publik, dhe Edmond Meshini, Shef i Rendit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Diskutimet u fokusuan te incidentet në ndeshjet e futbollit në rajon, parandalimi i mjeteve piroteknike, vlerësimi dhe menaxhimi i riskut, si dhe forcimi i bashkëpunimit mes federatave, klubeve dhe policisë. Ekspertët e UEFA-s prezantuan praktika të mira dhe metoda të reja organizimi, përfshirë përdorimin e inteligjencës artificiale në vendimmarrje.

Njohuritë e marra do të përdoren për planifikimin dhe zbatimin e masave të sigurisë në ndeshjet vendase dhe ndërkombëtare, duke siguruar një ambient më të sigurt dhe mikpritës për tifozët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat