Ky është formacioni e trajneri më i mirë i javës së 16-të

Futboll

Ky është formacioni e trajneri më i mirë i javës së 16-të

Më: 16 dhjetor 2025 Në ora: 13:57
Formacioni

Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 16-të në Kategorinë e Parë sipas skemës 1-4-3-3.

Si portier i javës është përzgjedhur ai i ekipit të Korabit, Jurgen Mehidri.

Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Arlind Kurti (Laçi), Alessandro Kacbufi (Kastrioti), Serxhio Xhika (Korabi) dhe Vangjel Zguro (Pogradeci)

Në vijën e mesfushës rreshtohen tre lojtarët: Donald Mëllugja (Burreli), Rodrigo Migone (Besa), Diarrassouba (Iliria).

Sakaq, në vijën ofensive qëndrojnë tre sulmuesit, Nyanguila (Luftëtari), Pius (Pogradeci) dhe Olsi Myrta (Laçi).

Trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur ai i Laçit, Naci Sensoy.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat