Kombëtarja e Gabonit ka pësuar humbje me rezultat 3:2 nga Mozambiku, në ndeshjen e xhiros së dytë të Kupës së Kombeve të Afrikës në futboll.
Ndeshja u luajt në Agadir.
Gaboni gaboi dhe doli duarthatë nga kjo përballje e grupit.
Për Gabonin shënuan Aubameyang (45+5'), Moucketou-Moussounda (76') dhe për Mozambikun Bangal (37'), Catamo (42' - nga penalltia), Diogo Calila (52').
Në Grupin F Kameruni kryeson me 3 pikë, pasojnë Bregu i Fildishtë me 3, Mozambiku 3 dhe Gaboni me 0 pikë.