Vetëm 3 legjenda të Interit kanë bërë më mirë se Lautaro Martinezi

Futboll

Vetëm 3 legjenda të Interit kanë bërë më mirë se Lautaro Martinezi

Më: 4 janar 2026 Në ora: 23:10
Lautaro Martinez

Vetëm Alesandro Altobeli (tetë), Xhuzepe Meaca dhe Benito Lorenci (nga nëntë secili) kanë regjistruar më shumë sezone të ndryshme kampionati me 10 ose më shumë gola në historinë e Interit sesa Lautaro Martinez.

Sulmuesi argjentinas ka arritur këtë shifër në shtatë sezone të ndryshme.

Edhe në sezonin aktual të Serie A, Lautaro ka arritur tashmë kuotën e 10 golave, falë realizimit ndaj Bolonjës.

Ky rekord e vendos atë në një elitë absolute të historisë zikaltër.

Vazhdimësia e tij para portës kundërshtare është një nga armët kryesore të Interit. Lautaro ka treguar se di të mbajë peshën e sulmit sezon pas sezoni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat