Agim Ibraimi prezantohet si Drejtor Sportiv te Partizani

Futboll

Agim Ibraimi prezantohet si Drejtor Sportiv te Partizani

Më: 9 janar 2026 Në ora: 11:33
Agim Ibraimi e Gaz Demi

Siç raportoi dje “Newsport.al”, Agim Ibraimi është Drejtori Sportiv i ri i klubit të Partizanit.

Pasi mbylli aventurën e tij me Tiranën disa muaj më parë, tashmë tetovari do të nisë një të re me rivalët e bardhebluve.

Presidenti i të kuqve, Gaz Demi ia ka besuar Ibraimit merkaton e janarit.

Do të jetë pikërisht ai, që merr rolin që mbante Arbër Abilaliaj. Ibraimi do të jetë “arkitekti” i ekipit këtë sesion merkatoje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat