Shqiptari zëvendëson Luka Modriçin, Milani fiton me përmbysje

Futboll

Shqiptari zëvendëson Luka Modriçin, Milani fiton me përmbysje

Nga: K.G. Më: 15 janar 2026 Në ora: 22:40
Pamje nga ndeshja

Milani i kthehet fitoreve pas dy barazimeve rresht në Serie A. 

Skuadra e Milanit ka shënuar fitore me përmbysje, me rezultat 3:1 në konak të Como-s, në takimin e mbetur të javës së 16-të.

Vendasit avancuan me golin e futbollistit Kempf në minutën e 10-të.

Milani këndellet në minutat vijues, duke treguar forcën ndaj vendasve që deri me tash janë befasia më e madhe e kampionatit. 

Nkuku (45' - nga penalltia), Rabiot (55' e 88’) – shënuan për fitoren e Milanit.

Futbollisti shqiptar, Ardon Jashari, u paraqit nga minuta e 86-të në fanellën e Milanit, duke e zëvendësuar Luka Modriçin.

Futbollisti Mërgim Vojvoda u paraqit 66 minuta për ekipin e Como-s.

Milani renditet në vend të dytë me 43 pikë, tre më pak se Interi dhe Como është në të gjashtin me 34 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat