Drita gati për duelin me Prishtinën në tokën turke

Futboll

Drita gati për duelin me Prishtinën në tokën turke

Nga: K.Goca Më: 24 janar 2026 Në ora: 23:19
Drita

Kampioni në fuqi, Drita e Gjilanit, është gati për finalen e Superkupës së Kosovës në futboll.

Finalja luhet nesër në orën 12.30 në tokën turke përkatësisht në Antalia. 

Drita përballet me fituesin e Kupës së Kosovës.

Të dy skuadrat synojnë të nisin vitin 2026 me trofe.

Drita apo Prishtina, cila do të festojë, do të shihet nesër në orën 12.30.

Kryetrajneri i Dritës, Zekirja Ramadani e ka të qartë fuqinë e Prishtinës së Afrim Tovërlanit.

Ndeshje luhet në kompleksin “Mardan Sports”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat