Valmir Matoshi shokon kampionin e Zvicrës! Baseli pa Xherdan Shaqirin nuk ia del

Futboll

Valmir Matoshi shokon kampionin e Zvicrës! Baseli pa Xherdan Shaqirin nuk ia del

Nga: K.Goca Më: 1 shkurt 2026 Në ora: 18:47
Valmir Matoshi

Skuadra e Thunit ka thelluar epërsinë në krye të tabelës pas fitores me rezultat 2:1 ndaj kampionit në fuqi të Zvicrës, Baseli.

Baseli nuk ia doli para shikuesve të vet ndaj liderit të tabelës.

Pa Xherdan Shaqirin Baseli nuk ishte në ritmin e saj. 

Zëvendësuesi Valmir Matoshi e shokoi Baselin duke shënuar në minutën e 80-të për fitoren e madhe të Thun-it.

Për Thun shënuan Bertone (15'), Matoshi (80') dhe për Baselin Schmid (57').

Albian Ajeti e Dion Kacurri u aktivizuan 73 minuta për Baselin.

Shaqiri mungon për shkak të kartonëve të verdhë,

Valmir Matoshi u aktivizua nga minuta e 59-të e Kastriot Imeri u paraqit 59 minuta për Thun-in.

Thun kryeson me 49 pikë pas javës së 22-të, pasojnë Lugano 40, St. Gallen 38, Baseli 36 pikë etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat