Olise “mbreti” i asisteve në Europë, kryeson 5 ligat kryesore

Futboll

Olise “mbreti” i asisteve në Europë, kryeson 5 ligat kryesore

Më: 11 shkurt 2026 Në ora: 15:02
Michael Olise

Michael Olise po zhvillon sezonin më të mirë të karrierës dhe aktualisht mban fronin e asistuesve në pesë ligat kryesore të Europës.

Me 16 asiste, ylli i Bayernit kryeson renditjen, duke lënë pas disa prej emrave më të njohur të futbollit kontinental.

Në vendin e dytë renditet Bruno Fernandes me 12 asiste, ndërsa podiumin e plotëson Federico Dimarco me 11. Më pas vijnë Luis Díaz me 9 asiste dhe talenti i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, me 8.

Forma e jashtëzakonshme e Olise ka qenë vendimtare për skuadrën e tij këtë sezon, duke e shndërruar në një nga lojtarët më produktivë në Europë.

Me vizion, kreativitet dhe saktësi në pasimin final, ai po bën diferencën javë pas jave

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat