Napoli dhe Roma ndanë pikët (2:2) në derbin e javës së 25-të të Serie A.
Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, i cili luajti për Napolin, u zëvendësua në minutën e 71-të për shkak të një lëndimi.
Roma të dytin gol e shënoi nga penaltia që e shkaktoi Amir Rrahmani, i cili i zverdh dhe la lojën për shkak të lëndimit.
Takimi u karakterizua nga kthesa në rezultat. Për Napolin shënuan Spinazzola (40') dhe Alisson Santos (82'), ndërsa për Romën realizoi Malen (7' dhe 71' – nga penalltia).
Pas këtij barazimi, Napoli mbetet në vendin e tretë me 50 pikë, tre më shumë se Roma, e cila ndodhet një pozicion më poshtë.