Gjiganti anglez gati të firmosë me lojtarin nga Kosova

Futboll

Gjiganti anglez gati të firmosë me lojtarin nga Kosova

Më: 20 mars 2026 Në ora: 14:05
Fisnik AsllaniFisnik Asllani

Chelsea është tashmë në “pole position” për të firmosur me Fisnik Asllanin.

Mediat britanike raportojnë se klubi londinez ka nisur negociatat serioze, për të transferuar sulmuesin e Kosovës në “Stamford Bridge”.

Kujtojmë se 23-vjeçari aktivizohet momentalisht me Hoffenheim në Bundesligën gjermane, teksa këtë sezon ka shënuar 9 gola e asistuar në 8 të tjerë.

Këto performanca kanë shtuar ndjeshëm interesimin e Chelsea-t të cilët tashmë janë të fokusuar për këtë transferim, sigurisht në merkaton e verës.

Ky lajm bombë për Asllanin vjen në prag të ndeshjeve të kombëtareve. Kujtojmë se Kosova e tij do të përballen me Sllovakinë në transfertë, në kuadër të “play-off” të Botërorit 2026.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat