Kombëtarja e Kosovës stërvitet në temperatura të ulëta e fjolla të borës  

Futboll

Kombëtarja e Kosovës stërvitet në temperatura të ulëta e fjolla të borës  

Më: 28 mars 2026 Në ora: 14:57
Kombëtarja e Kosovës ka vijuar përgatitjet

Kombëtarja e Kosovës ka vijuar përgatitjet për finalen e madhe të “play-off”-it për Botërorin 2026 kundër Turqisë, që zhvillohet të martën.

“Pavarësisht temperaturave të ulëta, reshjeve të shiut dhe fjollave të borës,

Dardanët kanë treguar përkushtim maksimal dhe vullnet të lartë në stërvitjen e radhës.

Image

Atmosfera në ekipin kombëtar është shumë pozitive, teksa gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë fizike dhe plotësisht të gatshëm për sfidën më të rëndësishme në historinë e futbollit tonë.

Bashkë për Kosovën!”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat