Ky lojtar i mungon Turqisë ndaj Kosovës 

Futboll

Ky lojtar i mungon Turqisë ndaj Kosovës 

Më: 29 mars 2026 Në ora: 14:05
Merih Demiral

E marta vendos kombëtaren e fundit që do të hyjë në grupin D të Botërorit.

Kosova dhe Turqia, zhvillojnë finalen e play-offit në “Fadil Vokrri”, në një ndeshje që premton dramë dhe spektakël.

Lajm i mirë për ne është padyshim mungesa e Merih Demiral, pasi që ka pësuar një lëndim, thonë mediat turke.

Mbetet të shihet se kë do të marrë Vincenzo Montella në vend të tij.

Kujtojmë se ndeshja luhet të martën, në orën 20:45.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat