Reagon nga spitali, ja kush do ta udhëheqë ekipin kombëtar të martën

Futboll

Reagon nga spitali, ja kush do ta udhëheqë ekipin kombëtar të martën

Nga: K.G. Më: 29 mars 2026 Në ora: 15:03
Mircea Lucescu

Selektori i Rumanisë, Mircea Lucescu ka reaguar nga spitali pas problemeve shëndetësore që ka pas gjatë të dielës. 

Selektori i kombëtares rumune në futboll mbetet i shtruar në spital, dhe Ionel Gane do të marrë drejtimin e ekipit kombëtar për ndeshjen kundër Sllovakisë.

“I transportuar në Spitalin Universitar në Bukuresht për ndërhyrje të nevojshme për të stabilizuar ritmin e zemrës, trajneri jep siguri në lidhje me shëndetin e tij”, shkruan media rumune “Sport”..

"Ndihem mirë tani, jam shëruar plotësisht, por do t'i nënshtrohem ende disa analizave, kështu që do të qëndroj në spital", tha trajneri Mircea Lucescu, sipas “GSP”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat