Mbrojtësi i Kombëtares “trondit” portën rivale, gol me “makthin” e Manchester United

Futboll

Mbrojtësi i Kombëtares “trondit” portën rivale, gol me “makthin” e Manchester United

Më: 25 prill 2026 Në ora: 15:17
Maldini Kacurri

Po luhen pjesa e dytë e ndeshjes Grimsby – Sëindon, e “mbërthyer” në shifrat 4:0.

Mbrojtësi i Kombëtares Maldini Kacurri gjeti golin e parë në kampionat me Grimsby, Liga e Dytë në Angli.

Pas goditjes së lirë, qendërmbrojtësi 20-vjeçar “tundi” rrjetën mike, pas goditjes me kokë, minuta e 22-të.

Sfida në fjalë është e vlefshme për javën e 45-të, ndërsa Grimsby mban vendin e 5-të në kampionat, pozicion që të jep mundësi për të garuar për ngjitjen në Ligën e Parë të futbollit anglez.

Në gusht të vitit të kaluar, Grimsby mposhti pas penalltishë Manchester United në raundin e dytë të Kupës së Ligës (Carabao Cup).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat