Histori emocionuese e shqiptarit, babai i tij përshkoi 2500 kilometra

Futboll

Histori emocionuese e shqiptarit, babai i tij përshkoi 2500 kilometra

Më: 30 prill 2026 Në ora: 15:49
Pamje

Historia e Adri Mehmetit është kthyer në frymëzim. Vetëm 17 vjeç dhe talenti shqiptar ka fituar vendin e titullarit te New Yorl në MLS.

Në rrjetet sociale tregohet se babai i Adri Mehmetit udhëtoi me makinë nga Teksasi në Majemi, për të ndjekur pikërisht sfidën e Mehmetit ndaj Leo Messit.

Distanca është rreth 2500 kilometra, ndërsa duhen 22 orë me makinë për ta përshkuar.

Rezultoi një moment i veçantë më 12 prill, pasi Mehmeti shënoi golin e parë si profesionist ndaj Inter Majemit.

Pamje të 17-vjeçarit me babain e tij në tribunë janë shpërndarë, ndërsa sfida kundër Leo Mesit do mbahet mend gjatë.

Mehmeti u bind nga SHBA, për të lënë Shqipërinë.

Duke qenë se ka luajtur vetëm me moshat, ekziston mundësia që mesfushori të veshë sërish fanellën kuqezi në të ardhmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat