Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, sa vijnë e kalojnë javët gjithnjë e më i frikshëm për kundërshtarët në Bundesliga I.
Hoffenheimi i pafat, në fund u barazua rezultati 3:3 me Sttugartin.
Goli i epërsisë së Hoffenheimit erdhi duke iu falënderuar futbollistit nga Kosova, Asllani, gjuajtja e devijuar e tij shkoi deri të kroati Andrej Kramaric, i cili e mposhti me qetësi portierin Nubel nga rreth gjashtë metra largësi, pranë shtyllës së majtë në minutën e 6-të.
Tre shqiptarë të Kosovës u paraqitën titullarë të Hoffenheimi, Leon Avdullahu, Albian Hajdari e Fisnik Asllani.
Për Hoffenheim shënuan Kramariç në minutën e 8-të e 59-tën dhe Toure (23') dhe për Stuttgartin realizuan Fuhrich (20’), Demiroviq (64’) e Thomas (90+5’).
Asllani u zëvendësua në minutën e fundit.
Stuttgarti mbetet pa një lojtar nga minuta e 69-të, Karazor u përjashtua direkt me karton të kuq.
Kjo nuk e ndali që të barazojnë rezultatin 3:3 në minutën e 90+5.
Pas javës së 32-të në Bundesliga I, Hoffenheim është në vend të pestë me 58 pikë, sa ka edhe Sttuttgart që gjendet një pozitë më lart..