Prishtina e Re - Prishtina, ja rezultati i pjesës së parë

Futboll

Prishtina e Re - Prishtina, ja rezultati i pjesës së parë

Nga: K.Goca Më: 6 maj 2026 Në ora: 15:48
Prishtina

Mbyllet pjesa e parë mes Prishtinës së Re dhe Prishtinës, në kuadër të javës së 33-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Prishtina është në epërsi me rezultat 0:1.

Në fund të pjesës së parë, Morina shkaktoi penallti, pasi e ndali me dorë topin nga goditja e Gjelbrim Taibit.

Leotrim Kryeziu shënoi nga penalltia në minutën e 45+1.

Ndeshje mesatare në një mot të mirë në Kampin Nacional në Hajvali.

Prishtina e Re kërkon tre pikë për prestigj, ndërsa Prishtina për të mbajtur gjallë shpresat për vend të tretë.

Duhet theksuar se të dy skuadrat po kalojnë në krizë të rezultateve.

 Ndeshja po luhet para pak shikuesve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat