Tifozët e sulmojnë skuadrën e shqiptarit të Kosovës! Derbi i madh ndërpritet në Çeki 

Futboll

Tifozët e sulmojnë skuadrën e shqiptarit të Kosovës! Derbi i madh ndërpritet në Çeki 

Nga: K.Goca Më: 9 maj 2026 Në ora: 23:52
Pamje ngakaosi

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës. Albion Rrahmani, ka luajtur titullar për Spartën e Pragës ndaj Slavisë në derbin e madh e madh çek.

Ndeshja u ndërpre.

Tifozët vendas futen në fushë dhe sulmojnë skuadrën e Spartës së Pragës.

Portieri i Spartës së Pragës, Jakub Surovçík, ka bërë të ditur se do ta ndjekë me rrugë ligjore tifozin e skuadrës së Slavias nga Praga që e sulmoi gjatë derbit të ndërprerë të kampionatit çek.

Slavia ishte në epërsi 3:2 në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës shtesë të kampionatit dhe me atë fitore do ta siguronte matematikisht titullin kampion. Megjithatë, takimi nuk përfundoi, pasi tifozët vendas hynë në fushë në minutat shtesë dhe situata doli jashtë kontrollit.

Në kaosin e krijuar pati përplasje edhe mes tifozëve dhe futbollistëve të Spartës.

Surovçik reagoi përmes rrjeteve sociale, duke treguar se kishte marrë kërcënime edhe para fillimit të ndeshjes.

“Sharjet dhe ofendimet janë një gjë dhe, duke pasur parasysh të kaluarën time, i kuptoj dhe i respektoj deri diku.

Por kërcënimet me vdekje ndaj meje dhe familjes sime, të shoqëruara me gjeste të prerjes së fytit, janë diçka krejt tjetër”, ka shkruar portieri 23-vjeçar.

Ai shtoi se gjatë ndeshjes një tifoz iu afrua dhe e kërcënoi nga afër, madje edhe e sulmoi fizikisht.

“Kjo është absolutisht e papranueshme dhe do ta ndjek ligjërisht rastin”, deklaroi Surovçik.

Sipas pamjeve televizive, një tifoz i Slavisë e ka lagur portierin me birrë, ndërsa një tjetër ka shtyrë sulmuesin Matyash Vojta.

Në raportin zyrtar të ndeshjes është përmendur se janë sulmuar edhe Surovçik, Vojta dhe mbrojtësi Jakub Martinec.

Rasti tashmë do të shqyrtohet, ndërsa Slavisë i kanoset humbja në tavolinë me rezultat zyrtar 3:0/

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat