Mkhitaryan po mendon pensionimin nga futbolli

Futboll

Mkhitaryan po mendon pensionimin nga futbolli

Më: 10 maj 2026 Në ora: 14:44
Henrikh Mkhitaryan

E ardhmja e Henrikh Mkhitaryan te Interi është ende e paqartë.

Kjo pasi që armeni, ende nuk ka vazhduar kontratën e tij me kampionët e Italisë, e cila i skadon gjatë kësaj vere.

Raportimet e reja tregojnë se ai po mendon edhe pensionimin nga futbolli aktiv, teksa Interi po e pret vendimin e tij.

Mkhitaryan, ishte pjesë e skuadrave të mëdha si Shakhtar Donetsk, Borussia Dortmund, Manchester United, Arsenal, Roma dhe së fundmi te Interi teksa kishte trofe të shumtë në tërë skuadrat ku luajti..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat