Trajneri portugez Jose Murinho deklaroi se Portugalia ka potencialin për të qenë një nga skuadrat më të forta në Kupën e Botës 2026. Në një intervistë për revistën “Sport Week”, ish-trajneri i Çelsit dhe Mançester Junajtid shprehu besim të madh te kombëtarja portugeze përpara turneut më të madh të futbollit.
“Portugalia është e aftë për gjithçka”, u shpreh Murinho.“Kjo skuadër ka një brez të jashtëzakonshëm lojtarësh. Një vit më parë fi tuam ‘Nations League’. Ne fituam Europianin në vitin 2016, por ky brez është teknikisht edhe më i fortë se ai ekip”.
Murinjo pranoi se favoritë mbeten Brazili i drejtuar nga Karlo Ançeloti, si dhe Argjentina, por insistoi se edhe Portugalia mund të arrijë deri te trofeu. “Sigurisht që është Brazili i Ançelotit dhe Argjentina, por Portugalia mund ta fi tojë këtë Kupë Bote”. Tekniku portugez komentoi edhe polemikat politike që po shoqërojnë turneun. Edhe pse presidenti i FIFA-s, Xhiani Infantino, ka konfi rmuar pjesëmarrjen e Iran në turne, presioni për përjashtimin e tyre vazhdon të rritet.
Paolo Zampolli, i dërguar special i presidentit amerikan Donald Trump, ka propozuar që Italia të zëvendësojë Iranin në rast se tensionet në Lindjen e Mesme përshkallëzohen më tej. Megjithatë, Murinjo bëri një ndarje të qartë mes politikës dhe sportit.
“Një gjë është politika, një tjetër është sporti”, deklaroi ai. Trajneri portugez theksoi se lojtarët e Iranit e kanë merituar pjesëmarrjen në Botërorin e 2026-ës falë rezultateve të arritura në fushë.
“Lojtarët iranianë që janë kualifikuar për Kupën e Botës, edhe pse turneu tani ka më shumë skuadra, e meritojnë të luajnë atje”.