Shkëndija fiton, por merr lajm të keq nga Struga

Futboll

Shkëndija fiton, por merr lajm të keq nga Struga

Nga: K.G. Më: 15 maj 2026 Në ora: 17:50
Shkëndija

Shkëndija nga Tetova ka arritur tre pikë për statistikë në duel me AP Brerën nga Strumica.

Skuadra kuqezi ngadhënjeu me rezultat 2:1 ndaj AP Brera, në takimin e javës së parafundit (32-të) të Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll.

Tre pikë që nuk kanë vlerë përveç për statistikë, sepse fitorja e Vardarit me rezultat 1:0 në Strugë ndaj Struga Trim Lum edhe përfundimisht përcakton kampionin.

Vardari përfundoi në vend të parë me 80 pikë, gjashtë më shumë se Shkëndija në pozitën e dytë.

Brera është në vend të tetë me 37 pikë të mbledhura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat